Ilustrim

Dyshohet se 16-vjeçarin e rrahën tre persona dhe më pas e lanë në hyrje të qytetit të Pejës

Një i mitur është rrahur dje në Pejë nga tre persona të dyshuar të cilët deri më tani kanë qenë në kërkim të Policisë së Kosovës, përderisa mësohet se dy nga ta tashmë veçse janë arrestuar.

Sipas Policisë, viktima është marrë me forcë nga tre të dyshuar dhe më pas është rrahur.

Burime të KALLXO.com kanë bërë me dije se i mituri, vitit i tij i lindjes 2006, është marrë me forcë nga një pompë derivatesh ku edhe ai punon.

Siç mësohet ai është dërguar në një lokacion ku edhe ka ndodhur rrahja e tij dhe i njëjti më pas është lënë në afërsi të hyrjes së qytetit.

Nga aty i mituri më pas është dërguar për trejtim mjekësor përderisa lëndimet e tij janë cilësuar si lëndime të rënda trupore.