Dyshime për rrëmbim të një vajze në Istog

Një vajzë dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona të enjten në Istog. Siç raporton Policia në raportin 24 orësh, rastin për rrëmbimin e vajzës e ka denoncuar në polici babai i saj.

“Ankuesi ka raportuar se dy të dyshuar kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.