Dyshime për një shpërthim në vend punishten e parkingut nëntokësor në kryeqytet, policia në vendngjarje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në rrugën “Xhorxh Bush”, përkatësisht në vend punishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Fakultetit të Filologjisë, në Prishtinë është njoftuar për një shpërthim.

Por, sipas forcave të rendit, nuk është raportuar për të lënduar.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugen Xhorxh Bush në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Baki Kelani për KALLXO.com.