Policia e Kosovës

Aksident trafiku në fshatin Arllat të Drenasit, 7 të lënduar

Të paktën 7 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelanit, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lendime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin” – ka bërë të ditur Kelani për KALLXO.com.