Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Baki Kelani nga zyra për medie e forcave të rendit.

Dyshimet e para janë se mjeti ka humbur drejtimin dhe është vetaksidentuar.

“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vet aksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë” – thuhet në njoftim.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore” – thuhet tutje në njfotim.

Policia e Kosovës, vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik dhe në parandalim të aksidenteve.