Foto nga media serbe Kurir.rs

Policia publikon lokacionin se ku ndodheshin policët e kidnapuar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Beki Kelani ka njoftuar se njësia patrulluese e Policisë së Kosovës janë kidnapuar nga njësia speciale e Serbisë në vendin e quajtur Tresave/Bare.

Sipas Kelanit ata kanë qenë në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës në zonën kufitare në veri.

“Njësia patrulluese të kufirit ka qenë me detyrë zyrtarë ne pikë statitike, në vendin e quajtur Tresave apo Bare thellë brenda në territorin e Kosovës, të njëjtit kanë qenë duke kryer detyrat e tyre zyrtare që të paranadalojnë veprimet kriminale”- ka thënë Kelani.

“Ajo është një rrugë ilegale e cila ishte mbyllur nga policia kohë më pare prandaj edhe është vendosur një pikë statike në atë zonë” – ka thënë Kelani në mes tjerash.

Ai ka thënë se kjo që ka ndodhur ka qenë një ‘kidnapim klasik nga forcat serbe’.

Kelani tutje ka thënë se Policët janë patrullues, paqeruajtës, janë familjar prindër dhe presin që prindërit e tyre të kthehen në shtëpitë e tyre.

Sipas tij, një rast tjetër i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2011 ku ishin kidnapuar dy Policë.

“Kidnapimet e tilla klasike forcat serbe janë duke i përdorur që ti mbrojnë kriminelet të cilët janë të kërkuar nga Policia, të përfshirë në vepra kriminale, që kanë thyer rendin kushtetues”- ka thënë tutje ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre zyrtarë policorë kufitar patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.

Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Tutje në njoftim thuhet se me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion.

Policia: Kidnapohen tre policë nga forcat serbe

“Kokën poshtë, paketoje”, kështu u trajtuan policët kufitarë që u kapën nga policia serbe