Foto-ilustrim

Dy të lënduar në një aksident në Suharekë

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur, në rrugën që lidh fshatrat Vraniç e Bukosh të Suharekë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar në ora 18:50.

Sipas tij, në aksident janë të përfshira 2 vetura dhe dy persona kanë pësuar lëndime.