Aparatet e lojërave të fatit të konfiskuara në një aksion të mëhershëm - Foto: Dogana e Kosovës

Dy të arrestuar në Drenas për organizim të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Drenas janë arrestuar dy persona të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një shtëpisë kompjuterike, një diviar për kamera, rreth 200 euro para të gatshme dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.