Zyrtari i Policisë së Kosovës Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Dy shpërthime me shok bomba mbrëmë në Mitrovicë të Veriut

Dy shok-bomba janë hedhur mbrëmë në Mitrovicë të Veriut.

Njëri prej tyre, është hedhur në afërsi të stacionit policor në atë pjesë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani thotë se sot, situata është e qetë, dhe forcat e rendit ndodhen në veri.

“Në afërsi të stacioni policor në veri të Mitrovicës ka pasur një shok-bomb, dhe një tjetër është dëgjuar në një pjesë tjetër. Nuk ka dëme, nuk ka lëndime. Policia është në veri, sipas koordinimeve me personelin e vetë, të nevojshëm dhe të mjaftueshëm” – thotë Elshani.

Ndërkaq, për situatë stabile raporton Elshani edhe për në Leposaviq.

Sipas tij, atje është akutalisht një numër i vogël i protestuesve.

“Situata në Leposaviq është e qetë, normale. Ka një numër të vogël të protestuesve” – tha Elshani.

Gjatë ditës së djeshme, nëntë gazetarë u sulmuan fizikisht nga një grup i protestuesve në Leposaviq, teksa po raportonin lidhur me një vizitë të ministrit Elbert Krasniqi te kryetari Lulzim Hetemi.

Por, tensione në veri ka pasur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në Mitrovicë të veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Detaje nga sulmet me mjete shpërthyese afër stacioneve policore në veri