Foto: Presidenca e Kosovës

Dy senatorë amerikanë sot takojnë presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Senatorja Jeanne Shaheen dhe senatori Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim, nga ora 9:15, senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch, kurse në ora 10:00 ata do të priten nga kryeministri Albin Kurti.

Në një postim në platformën ‘X’, Shaheen njofton për vizitën e tyre në Kosovë, raporton RTKlive.

“Senatori Peter Welch dhe unë jam në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar Shaheen,/Rtklive