Ilustrim

Dy rastet me COVID-19 nga Rahoveci, punëtore në Spitalin e Prizrenit  

Drejtori i Shëndetësisë në Komunë e Rahovecit, Samir Mustafa ka thënë që dy rastet me COVID-19 të shfaqura sot në këtë komunë, janë infermiere që kanë punuar në Spitalin Regjional në Prizren.

“Pacientet e infektuara, janë që të dyja infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit, në repartin e hemodializës, të njëjtat këto burimin e infeksionit e kanë nga ky repart ku aktualisht kanë punuar, gjendja e tyre është stabile, kështu që nuk ka vend për panik por kujdes të shtuar”, ka shkruar ai në facebook.

Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë edhe 34 raste të reja me COVID-19, ndërsa dy janë nga Komuna e Rahovecit.

Aktualisht në nivel vendi janë 703 të infektuar, janë shëruar 162 dhe kanë vdekur 19 persona.

Në Rahovec vendoset një tunel dezinfektues