Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Dy raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Njëri nga këto raste ka ndodhur në Prizren rreth orës 09:00, ku ankuesja ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të Policisë, të dy palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë është thënë se ka ndodhur në Gjilan rreth orës 17:00, ku është thënë se është arrestuar një i dyshuari pasi ai thuhet se4 se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe po ashtu ka kanosur vëllain e tij.

Policia ka thënë se viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.