Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje në Prizren

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar dje në Prizren.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 10:48 është raportuar rasti i parë, kur një grua ka raportuar se është kanosur me thikë nga burri i saj.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar e as të arrestuar, dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar se ka ndodhur pas mesnate, ku është arrestuar një person i dyshuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Viktima ka raportuar tretman mjekësor, ndërsa më vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

I dyshuari sipas policisë është dërguar në ndalim për 6 orë.