Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje, arrestohet një i dyshuar

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të dhunës në familje, nga të cilat është arrestuar një i dyshuar.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku një i dyshuar ka sulmuar fizikisht vajzën e tij dhe ka kanosur gruan.

Ky rast ka ndodhur rreth orës 20:00. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Vushtrri nga një grua, e cila ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.