Tërmeti në Turqi, Foto: VOA

Dy motra adoleshente shpëtohen nga rrënojat 101 orë pas tërmetit

Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaraş 101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit e atjeshëm.

Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias thotë se Ayfer, 15 vjeçare, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13 vjeçare, u shpëtua dy orë më vonë.

Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën mbeturinat dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.

Zjarrfikësit udhëtuan rreth 800 kilometra nga qyteti i Antalias për t’u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit në Kahramanmaraş./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala