Dy fshatra në Kamenicë shpallen vatra të virusit COVID-19

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se fshatrat Topanica dhe Hodonoci në Komunën e Kamenicës, janë shpallur vatra të përhapjes së virusit COVID-19, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Topanica e Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.Personat e diagnostifikuar me këtë virus dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKShP për vetizolim, kurse Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatrave”, ka njoftuar Kastrati në ‘Facebook’.

Ndërsa gjatë ditës së sotme edhe fshati Samadrexhë në Komunën e Vushtrrisë është shpallur vatër e përhapjes së coronavirusit,  me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Samadrexha shpallet vatër e COVID-19