Drenas

Foto: Denis Sllovinja / Kallxo.com

Drenas, burri ushtron dhunë fizike ndaj gruas

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në Drenas.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet në procedura të rregullta.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti i saj e kishte sulmuar fizikisht. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24-orësh të forcave të rendit.