Vërshimet në Pejë. Foto: Durim Shala, KALLXO.com

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim jep detaje për gjendjen aktuale në Pejë

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, ka thënë se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytet, sidomos në zonën e qendrës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Gashi ka bërë të ditur se aktualisht gjendja është e qetë, ndërsa ekipet e Komunës janë në teren.

“Jemi në teren vazhdimisht, situata me ujë është qetësuar, është në rregull. Por dëmet janë të mëdha, sidomos në qendrën e Pejës” – ka thënë përmes telefonit Gashi.

Ai ka bërë të ditur se janë në kontakt edhe me institucionet qendrore dhe kanë marrë ndihmë prej tyre.

“Po jemi në kontakt, qysh mbrëmë na kanë dalë në ndihmë, por jemi në kontakt të vazhdueshëm”.

Vërshimet në Pejë. Foto: Durim Shala, KALLXO.com
Vërshimet në Pejë. Foto: Durim Shala, KALLXO.com
Vërshimet në Pejë. Foto: Durim Shala, KALLXO.com
Vërshimet në Pejë. Foto: Durim Shala, KALLXO.com
Vërshimet në Pejë. Foto: Durim Shala, KALLXO.com

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga vërshimet në qytetin e Pejës. Viktimat janë një fëmijë 5 vjeçar, si dhe nëna e tij.

Fillimisht, nëna e fëmijës ishte raportuar si personi i zhdukur, përderisa pas gjetjes së saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e vërshimeve.

Gjendet pa shenja jete edhe nëna e fëmijës së vdekur në Pejë