Ilustrim

Drejtori i një qendre tregtare raportoi mungesën e një sasie të alkoolit, arrestohen pesë persona

Një drejtor i një qendre tregtare ka raportuar në polici se në depon e tyre mungonte një sasi e alkoolit.

Për këtë sasi nuk ekzistonte evidentim për dalje nga depoja dhe se dyshimet e para ishin për stafin menaxhues të depos.

Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Suhadoll në Graçanicë.

Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar.

Pas intervistimit dhe pas njoftimit të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si keqpërdorim i besimit.