Dosja e Prokurorisë - I dyshuari që theri tre policë para sulmit kishte thirrur 'Allahu ekkber...'

Tre zyrtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë janë therur me thikë gjatë kohës sa kanë qenë në detyrë gjatë një ndërhyrje në lagjen ‘Dardania’ në Prizren.

I dyshuar për këtë rast është 37 vjeçari C. G., i cili sipas Policisë ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.

Në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com thuhet se i dyshuari para se ti sulmonte me thikë policët kishte thirrur ‘Allahu ekkber”.

“Edhe përkundër kërkesës së Policisë që ta hap derën ai nuk i është përgjigjur kërkesës dhe në momentin kur Policia e hap me forcë derën i dyshuari me thikë në dorë bërtet “Allahu ekkber – Allahu ekkber” dhe godet policët në pjesë të ndryshme të trupit”- thuhet në dosjen e Prokurorisë.

“Më datë 17 shtator 2022, rreth orës 16:30 policia kishte pranuar informatë se një person nga Lagja Dardania në Prizren ka sjellje agresive dhe është mbyllur në dhomë me  një thikë në dorë, familjaret janë frikësuar se mos po e lëndonte veten apo dikë tjetër dhe kanë thirr ndihmën e policisë”, pati bërë të ditur Policia në ditën kritike.

Tutje u bë e ditur se 37 vjeçari ishte nën ndikimin e narkotikeve dhe është kërkuar që në vendin e ngjarjes të asistoj një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejt dhe autoambulanca. 37-vjeçari, C. G., ishte arrestuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Gjykata ndaj të njëjtit ka caktuar një muaj paraburgim për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Theren me thikë tre policë