Policia jep detaje për të dyshuarin që theri tre policë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për sulm me thikë ndaj tre zyrtarëve policor  është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Më datë 17 shtator 2022, rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatë  se një person nga Lagja Dardania në Prizren ka sjellje agresive dhe është mbyllur ne dhomë me  një thikë ne dorë,  familjaret janë frikësuar  se mos po e lëndon veten apo dikë tjetër dhe kanë thirr ndihmën e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, thuhet se 37 vjeçari ishte nën ndikimin e narkotikeve dhe është kërkuar që në vendin e ngjarjes të asistoj një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejt dhe autoambulanca.

I  dyshuari ka sulmuar me thikë zyrtarët policor e Njësisë së Reagimit të Shpejt,  gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll.

“Në këtë rast  tre zyrtar policor kanë marr lëndime trupor me thikë, por  jashtë rrezikuat për jetë, të lënduar  janë kryesisht në duar dhe krah . Njëri nga policët dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, njëri ndalet në Spitalin Rajonal në Prizren , dhe njëri lirohet për trajtim në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Theren me thikë tre policë