ILUSTRIM: Kosovo Police/ Facebook

Theren me thikë tre policë

Tre policë janë therrur me thikë gjatë kohës sa kanë qenë në detyrë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi ka bërë të ditur se policët janë sulmuar gjatë kohës kur po intervenim në një rast të mosmarrëveshjes në familje.

“Pasi ka shku policia patrulluese në vendin e ngjarjes, i dyshuari edhe me tej nuk ka përfillur urdhrat e policisë, kur është hapë dera i dyshuari ka tentuar të sulmojë me thikë policët. Kur ka ardh policia e reagimit të shpejt, në kohën sa policia po tentonte me vendos në kontroll i dyshuari ka sulmuar policët me thikë”- ka thënë Bytyçi.

Tutje, ai ka bërë të ditur se njëri nga policët është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, njëri policë është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa polici tjetër është liruar nga spitali.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.