Dorëheqja e Zaevit, Rama dhe Vuçiq në Samitin e Klimës: Ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin për Open Balkan?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar disa momente nga takimi me kryeministrin Edi Rama, ku që të dy po marrin pjesë në Samitin e Liderëve për Ndryshimet Klimatike në Glasgow.

“Mbështetje të fuqishme për Open Balkan. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”, shkroi Vuçiq në Instagram në foton me Ramën.

Kujtojmë se Rama, Vuçiq dhe kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishin planifikuar vizitë në Beograd me 3 dhe 4 nëntor, për Open Ballkan.

Por mbrëmjen e së dielës, Zaev u dorëhoq nga posti i shefit të ekzekutivit maqedonas, si dhe nga kryetari i partisë së tij. Top Channel