Donika Gërvalla takohet me ministrin e Arsimit të Malajzisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Arsimit të Lartë të Malajzisë, Zambry Bin Abdul Kadir.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se takimi është mbajtur para fillimit të “Antalya Diplomacy Forum”.

“Gjatë këtij takimi të mbajtur në margjinat e “Antalya Diplomacy Forum”, e njoftova ministrin nga Malajzia rreth progresit të arritur dhe potencialin e madh në fushën e arsimit, avancimin e të rinjve në fushat e IT-së, inovacionit dhe teknologjisë, zhvillim ekonomik si dhe proceset integruese nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës” – ka shkruar Gërvalla.