Dita e pestë e luftës në Ukrainë - Zhvillimet e fundit

Ka nisur një ditë e re në Ukrainë dhe sytë e të gjithëve janë drejtuar e një takim i paraparë Rusi-Ukrainë që do të zhvillohet të hënën, me tensione të larta ndërkohë që luftimet e ashpra vazhdojnë në terren.

Kryeqyteti ukrainas po del nga një shtetrrethim gjatë fundjavës, pasi shpërthimet e shumta u dëgjuan para agimit.

Sirenat e sulmit ajror sapo kanë rënë në disa qytete dhe gjatë natës Rusia bombardoi Chernihiv dhe Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainasë.

Rubla ruse bie në një nivel të ri të ulët kundrejt dollarit pas sanksioneve të ashpra, pasi analistët paralajmërojnë për një rrezik të mundshëm në bankat ruse. BE-ja po ndërmerr hapin e paprecedentë të dërgimit të armëve në Ukrainë, mbylljes së hapësirës ajrore për avionët rusë dhe ndalimit të mediave shtetërore ruse.

Presidenti Zelensky thotë se 24 orët e ardhshme – dita e pestë e pushtimit rus – do të jenë “vendimtare” për Ukrainën.

 Zhvillimet e fundit:

  • Bisedimet e planifikuara për sot: Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të takohen në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pa kushte paraprake, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Ky njoftim u bë të dielën, ndërsa forcat ukrainase dhe ruse luftuan në qytete të shumta anembanë Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të shkurtër televizive se ai nuk pret shumë nga takimi.
  • Forcat bërthamore në gatishmëri të lartë: Presidenti rus, Vladimir Putin, të dielën i urdhëroi forcat e të vendit të tij – të cilat përfshijnë armë bërthamore – të jenë të gatshëm, teksa i citonte liderët e NATO-s duke bërë “komente agresive për vendin tonë”. Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se ky vendim ishte pjesë e një modeli më të gjerë të përshkallëzimit të paprovokuar dhe “kërcënimeve të prodhuara” nga Kremlini.
  • Mbyllja e hapësirës ajrore: Bashkimi Evropian po mbyll qasjen ruse në hapësirën ajrore të BE – që do të thotë se të gjithë avionët në pronësi, të regjistruar dhe të kontrolluar nga Rusia nuk do të mund të ulën, të ngrihen ose të fluturojnë mbi asnjë vend të BE-së.
  • Kriza e refugjatëve: Më shumë se 368,000 ukrainasë janë larguar nga vendi, sipas UNHCR-së. Pothuajse 200,000 refugjatë kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i pushtimit. Shtetet anëtare do të pranojnë gjithashtu refugjatë ukrainasë dhe do të anashkalojnë procesin e zakonshëm të aplikimit për azil.
  • Rritet numri i të vdekurve: Gjithsej 352 civilë në Ukrainë kanë vdekur pas pushtimit, tha të dielën Ministria e Brendshme e Ukrainës. Të paktën 14 nga të vrarët janë fëmijë, ndërsa 1684 të tjerë janë plagosur.
  • Viktimat ruse: Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, autoritetet ruse pranuan një numër vdekjesh dhe plagosjesh midis forcave të tyre në Ukrainë, pa dhënë shifra të sakta. Rusia pohoi gjithashtu se humbjet ishin “në masë më të ulëta” se ato që shiheshin në forcat ukrainase.
  • Protestat anti-luftës: Autoritetet ruse kanë arrestuar pothuajse 6,000 qytetarë për pjesëmarrje në protesta të paligjshme kundër luftës në të gjithë vendin gjatë katër ditëve të fundit, raportoi një faqe e pavarur monitorimi./CNN