Vetura në zjarr/ Ilustrim

Digjet vetura e një rreshteri në Leposaviq

Rreshterit të Policisë së Kosovës, me nacionalitet serb, në Leposaviq iu është djegur vetura e tij.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Po ka ndodhë, jemi në pritje të raporteve hetimore” – ka thënë Hoti.

Ai tutje tregoi se vetura e rreshterit është me targa ilegale, KM.

Siç mëson KALLXO.com ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës se sotme, rreth orës 04:00.

Kujtojmë se një rast i njëjtë kishte ndodhur edhe më 19 shtator 2022, kur një oficeri serb iu ishte djegur vetura e tij.

Kështu kishte njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili kishe thënë se oficeri po ashtu ishte sulmuar nga disa persona.

I digjet vetura me targa RKS një oficeri serb të Policisë së Kosovës, reagon Sveçla