
Digjet një objekt në kazermën e FSK-së në Istog
26.1.2023 - 12:27
Një objekt në kazermën “Ushtarët e NATO-s” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se Policia ka pranuar informacion për këtë zjarr rreth orës 11:35.
Tutje ai ka treguar se nuk ka dëme në njerëz.
Gashi tha se Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.