(Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Digjet një apartament në Bogë

Në Bogë një apartament ngjitur me një hotel është përfshirë nga flaka.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:00 jemi njoftuar se është duke u djegur një apartament ngjitur me një hotel. Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin dhe në vendngjarje janë edhe Policia”- bëri të ditur Gashi.

Tutje Gashi tregoi se më nuk ka rrezik nga zjarri që kaploi apartamentin afër Hotel Magra Austria dhe se nuk ka të lënduar.