Digjen rreth 40 hektarë djerrina në Prizren

Rreth 40 hektarë tokë dyshohet se janë djegur nga një zjarr që ka përfshirë dje një zonë në Prizren.

Një qytetar ka raportuar në Polici se si pasojë e zjarrit janë djegur 40 hektarë kryesisht djerrina, amullore të shtrira dhe 30 topa kashtë.

Sipas tij, zjarri ka ndodhur në vendin ‘Tranzit i vjetër’ në Prizren dje rreth orës 13:00.

Në njoftim thuhet se njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti në procedurë hetimore, ka njoftuar Policia.

KALLXO.com dje ka publikuar pamje nga zjarri që ka përfshirë fushat e Prizrenit.