Ilustrim

Digjen dy shtëpi në Neticë të Gjakovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit së djeshëm dy shtëpi në fshatin Neticë të Gjakovës janë përfshirë nga zjarri.

Sipas njoftimit, këto dy shtëpi janë të pabanuara dhe se ende nuk dihet pronë e kujt janë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Policia bën me dije se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe dëmi që është shkaktuar, derisa ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.