Detajet e fundit nga Policia për rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arritur të gjejnë vendin e krimit në të cilin dyshohet se ka vdekur një vajzë e moshës 18 vjeçare.

“Hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren, kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rrugë në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë policia ka bërë të ditur se kanë arritur që të arrestojnë njërin të dyshuarin me inicialet A. S. ( M/K) i moshës 32, i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D. K. (M/K) i moshës 29 vjeçar.

Sipas policisë, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit, me inicialet M. O. (F/K) e moshës 18 vjeçare, e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Tutje policia ka sqaruar se rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

Sot në Ferizaj, dy persona të dyshuar kanë dërguar në emergjencë një vajzë pa shenja jete.

Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me tabela nga Zvicra.

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për rastin në Ferizaj

 

Njoftimi i plotë nga Policia:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Vrasje e rëndë

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin  ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, sot rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar, në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar.

Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

Me respekt.