Ilustrim

Vrasje në Prizren, viktima 48 vjeç, prokuroria në vendin e ngjarjes

Nga të shtënat me armë sot në orët e mbrëmjes një person ka mbetur i vdekur ndërsa i dyshuari është identifikuar nga organet e rendit dhe drejtësisë dhe është duke u kërkuar.

KALLXO.com mëson se viktima është 48 vjeçari me inicialet B.M.

Burime të KALLXO.com konfirmojnë se dyshimet tashmë janë ngritur për veprën penale të vrasjes ndërsa prokurorja është në vendin e ngjarjes.

Deri më tani të dhënat e policisë tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana” në Prizren.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë një viktimë,. Policia janë nis në drejtim të vendit të ngjarjes”- tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Policia dhe ekipet e tjera janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat që quan deri në vrasjen e viktimës.