Detaje nga sulmi ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë

Gjatë ditës së djeshme profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi- Pupovci është sulmuar nga prindi i një studenti, për të cilin ajo pretendon se është mjek.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka treguar se lidhur me rastin ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas Policisë, ky i fundit ka shkuar në zyrën e viktimës dhe e ka sulmuar fizikisht atë.

“Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje është treguar se viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.

Po ashtu, Policia ka thënë se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Flet profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, thotë se u sulmua nga një mjek