Foto-ilustrim

Detaje nga grabitja në Gjilan - Viktima po i dërgonte 100 mijë euro në këmbimore

Rreth orës 09:00 të mëngjesit një grabitje e rëndë po konsiderohet të ketë ndodhur në afërsi të sallës së sporteve në Gjilan.

Një burri i janë grabitur 100 mijë euro të cilat po i mbante në një çantë e të cilat po i dërgonte në këmbimore.

KALLXO.com mëson se viktima rreth moshës 60 vjeç, në polici ka deklaruar se ka në pronësi një këmbimore dhe paratë ishte duke i dërguar aty.

Në hyrje të banesës së tij dy persona të maskuar kanë arritur që t’ia grabisnin çantën.

Të njëjtit të dyshuar kishin përdorur edhe sprej për sy që ta bllokonin viktimën që të mos rezistonte gjatë grabitjes.

Tutje siç mëson KALLXO.com të dyshuarit kanë qenë të maskuar ndërsa deri më tani janë vënë ekipe të shumta policore në kërkim, anipse nuk janë identifikuar se kush ishin kryerësit e veprës penale.

Burime të KALLXO.com tregojnë se është duke u punuar në hetimin e rastit për të zbardhur grabitjen e ndodhur sot.

Rasti është iniciuar si grabitje. KALLXO.com raportoi për këtë çështje.

Grabitje në Gjilan, të dyshuarit i hedhin sprej viktimës e i grabisin një shumë parash