Ilustrim

Deri në tri orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Deri në tri orë janë duke pritur qytetarët për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, në këtë pikë kufitare pritjet janë nga 180 minuta apo 3 orë, ndërsa kolonat janë deri në 2 kilometra.

Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë janë në pikën kufitare Muçibabë.

Ndërkaq në pikat tjera kufitare nuk janë shënuar pritje apo kolona të gjata.