Deputeti i LDK-së: Rregullimi i rrugës Prishtinë-Podujevë është neglizhuar

Fidan Rekaliu, deputeti i LDK-së në seancën e sotme të Kuvendit kërkoi që të rregullohet rruga Prishtinë-Podujevë.

Ai shtoi se kjo rrugë është zvarritur tash e disa vjet.

“Në qeverinë Mustafa, kur filloi zgjerimi i rrugës, pritjet ishin të mëdha nga banorët e Podujevës dhe bizneset. Me kalimin e muajve dhe viteve, me ndërrimin e pushteteve, ky projket u neglizhua dhe u tentua të lihet anash. Pas katër vitesh është në fazën fillestare”, theksoi deputeti.

“Kërkoj që projekti i zgjerimit të magjistrales Prishtinë-Podujevë të trajtohet me prioritet nga Qeveria Hoti”, tha ai.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 11 juin 2020