Deputeti i LDK-së ironizon qeverinë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka ironizuar me vendimin e Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor.

Ai ka shkruar se ‘virusit si duket spo i pëlqen të sillet kafeve por më shumë po rrinë në biblioteka e shkolla’.

“Deri në pergatitjet tona për ta larguar virusin nga ora mësimore, nxënësit e shkollave fillore po edukohen në parqe, e lokale Play station, kurse ata të shkollave të mesme e Fakultete në kafeteri”, ka shkruar deputeti Avdyli .

Tutje, ai ka shkruar se 1 shtatori si duket Ministrinë e Arsimit e zuri në befasi si bora në mes janarit.

Ndërsa, dje është marrë vendim që fillimi i vitit shkollor në Kosovë të shtyhet edhe për dy javë, deri më 14 shtatir, pasi sipas  Ministrisë së Arsimit, për tu përgatitur më mirë rreth menaxhimit të pandemisë në shkolla.