Foto Ilustrim, Fushë Kosovë

Depërtoi në banesë nga ballkoni, 15 vjeçari arrestohet për kanosje dhe vjedhje

Një i mitur i moshës 15 vjeçare është arrestuar pasi dyshohet për kanosje dhe grabitje.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur sot rreth 17:30, në rrugën “28 Nëntori” në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, personi i dyshuar, duke ekspozuar një thikë, ka kanosur një grua, dhe pas largimit të viktimës, i njëjti ka depërtuar përmes ballkonit në banesën e viktimës ka arritë të vjedhë dy telefona mobil.

“Njësitet e stacionit policor të Fushë Kosovës, me ndërmarrjen e veprimeve të shpejta operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar Sh. Z . mashkull, 15 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit kanë arritur t’i gjejnë dhe sekuestrojnë: Një thikë, dy telefona, që dyshohet të jenë telefonat e vjedhur në rast”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej.