Defekt në një gyp, disa fshatra të Podujevës mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka njoftuar se ka pësuar një defekti në gypin furnizues nga Albaniku nëpër fshatrat e Podujevës.

Si rrjedhojë, sipas njoftimit të tyre, pa ujë të pijshëm mbesin fshatrat Shajkoc e deri në fshatin Sfeqël.

“Ekipet e mirembajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes. Furnizimi rikthehet në momentin që përfundon sanimi”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka rekomanduar që kur vjen uji në çezma ta lënë të rrjedhin për pak minuta deri në kthjelltësi.

Sipas tyre, se sa do zgjasin punimet, varet nga natyra e defektit.