Deçanasi raporton rrugën e dëmtuar në polici

Një person në Deçan ka raportuar në Polici se është dëmtuar rruga në gjatësi prej 3 km, që sipas tij ishte përgatitur për asfaltim.

Policia thotë se dëmi dyshohet se ishte shkaktuar nga shpërthimi i një gypi të ujit dhe se sipas personit janë shkaktuar dëme në vlerë të lartë.

Policia tutje tha se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.