Deçan, arrestohen dy burra për gjuajtje me armë

Dy burra janë arrestuar në bjeshkët e Deçanit pasi që dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri.

Të dyshuarve iu janë konfiskuar pushkë me optikë, një pistoletë, nëntë fishekë dhe gjashtë gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport policor.