
Debat për Kodin Civil - LIVE
Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati lidhur me Kodin Civil të Republikës së Kosovës.
Të ftuar janë shefi i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni, profesori i të drejtës civile në Universitetin e Prishtinës, Haxhi Gashi, aktivisti i të drejtave të njeriut nga organizata “Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore”, Arber Nuhiu, avokatja Albana Kelmendi, avokatja dhe ekspertja e të drejtave të njeriut, Natyra Avdiu.
Shefi i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë tregon pse nuk është përfshirë e drejta për martesë mes personave të seksit të njëjtë në Kodin Civil.
Po ashtu, Nimoni flet për rregullimin e martesave mes personave të sekseve të njëjta në vendet e rajonit.
Ndërsa, profesori i të drejtës civile, Haxhi Gashi tregon se si ka qenë neni i bashkësisë civile mes personave me sekse të njëjta para Qeverisë Kurti.
Në pjesën e dytë transmetohet hulumtimi për terminalin doganor në Han të Elezit.