Danuza: Bullizimi te ne ndodh edhe kur mësuesi është në klasë

Teuta Danuza, profesoreshë në Fakultetin e Edukimit, ka thënë se bullizmi te ne ndodh edhe në momente kur mësimdhënësi është në klasë.

Në emisionin “Kallxo Përnime” ajo theksoi se për këtë gjë mësimdhënsit nuk janë të vetëdijshëm.

“Shpesh mësimdhënësit dinë të japin modele jo të përshtatshme dhe të stimulojnë klimë të dhunshme brendas klasës. Mësimdhënësit shpesh i mungon kompetenca me menaxhu orën dhe fillojnë me injorime që krijon klimë për bullistët. Pra, shpesh bullizmi ndodh edhe kur mësimdhënësi është në klasë”, ka thënë Danuza.

Sipas saj, mësuesit e tolerojnë një gjë të tillë pasi ata dhunë e konsiderojnë vetëm nëse është fizike ose verbale.

“Kjo mund të jetë në rastin kur ata nuk e kuptojnë mirë këtë fenomen ose e konsiderojnë se nëse nuk është dhunë fizike apo verbale e tolerojnë sepse mendojnë që është dinamikë normale brenda grupit dhe nuk do ketë pasoja në shëndetin mendor”, shtoi Danuza.