Gjurgjiali: Në Klinikën e ORL-së ka pasur ngacmime seksuale
Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për mungesën e logopedëve në institucione shëndetësore publike.
Lekë Gjurgjiali, nga organizata “Zë”, ka thënë se janë 200 logopedë që janë shkolluar por vetëm 20 prej tyre janë të licencuar.
Ai ka ndarë eksperiencën e tij gjatë kohës sa ka bërë praktikë në QKUK, përkatësisht në Klinikën e ORL-së.
Gjurgjiali ka thënë se nuk ka qenë ambient i sigurt hapësira e kësaj Klinike.
“Nuk ka qenë e sigurt unë më së pari me shku aty e lërë më koleget e mia, prindërit e fëmijët. Unë e du punën që e bëj por në QKUK ka qenë përvojë jo e mirë, ku i kam numëruar ditët derisa te përfundoj praktikën. Për mua nuk ka pasur direkt asgjë ndaj meje por për koleget e mia ka pasur ngacmime seksuale, por edhe bullizime ndaj pacientëve e prindërve” – ka thënë Gjurgjiali.