Ilustrim

COVID-19 në Gjakovë, një pacient në maskë CPAP, 25 me oksigjeno–terapi

Në Spitalin Rajonal të Gjakovës, nga 25 pacientët e konfirmuar pozitivë me COVID-19 një është me maskën CPAP, ndërsa të tjerët nën asistimin e oksigjeno – terapisë.

Nga raporti ditor i Spitalit thuhet se gjashtë pacientë janë duke pritur rezultatet ndërsa dy të tjerë do të testohen.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se dje në Gjakovë janë regjistruar edhe nëntë raste të reja të infektuar me SARS- CoV-2.

Në nivel vendi deri më tani janë të infekuar 14 mijë e 119 persona, 10 mijë e 546 janë shëruar ndërsa 563 kanë vdekur.