Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

COVID-19, 26 pacientë në gjendje kritike në QKUK

Nga 319 pacientë me COVID-19 të cilët po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 26 janë në gjendje të rëndë.

Në mesin e tyre janë 200 pacientë të cilët po asistohen me oksigjeno – terapi.

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tash e gjashtë muaj janë duke u trajtuar pacientët me COVID-19.

Rastet me COVID-19 kanë rënë dukshëm në nivel vendi.

Në konferencën e mbajtur sot, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në nivel vendi janë regjistruar 55 raste me COVID-19, përderisa ka njoftuar se janë shëruar 150 të tjerë.

Brenda 24 orëve në nivel vendi kanë vdekur shtatë persona si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.