CNN përkujton një shqiptare të vdekur nga COVID-19 në ShBA

Televizioni i njohur amerikan CNN në faqen e vet në rrjetin social ‘Instagram’, në kuadër të përkujtimeve që iu bën njerëzve që kanë humbur jetën nga virusi COVID-19, ka përkujtuar edhe një shqiptare me emrin Nagjija Gjidija.

CNN ka  shkruar se Nagjija Gjidija dhe burri i saj u larguan nga vendi i tyre në vitet e ’70-ta dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vajza e tyre, Liria, thotë se ata ‘mishëruan ëndrrën amerikane”.

Sipas CNN, çifti shqiptar kishin katër fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar ata festuan 55 vjetorin e martesës.

Me 1 prill Nagjija vdiq nga një arrest kardiak, pasi ishte diagnostifikuar me coronavirus.

“Ne ishim drita e jetës së saj dhe ajo ishte drita jonë. Nuk kishte njeri që e donte më shumë sesa babai im. Ata kurrë nuk kaluan një ditë pa njëri-tjetrin”, citohet të ketë thënë vajza e saj, Liria, për CNN.