Çka parasheh Plani Kombëtar i Kosovës për Energji dhe Klimë?

Kosova, njëjtë si vendet e rajonit, është zotuar se deri në vitin 2050 më nuk do të djegë qymyr, gaz apo naftë, pra ekonomia e vendit do të dekarbonizohet.

Për këtë është duke u hartuar edhe Plani Kombëtar i Kosovës për Energjinë dhe Klimën, i cili bazohet në Strategjinë për energji 2022-2031, e cili duhet të përfundojë deri në qershor.

Ky dokument duhet të ketë 5 shtylla: Sigurinë e furnizimit me energji elektrike, tregun e brendshëm të integruar të energjisë, efiçiencën e energjisë, dekarbonizimin e ekonomisë, inovacionin dhe konkurrueshmërinë.

Viktor Berishaj, i cili është koordinator për Politika të energjisë dhe klimës për Ballkanin Perëndimor, ka thënë në emisionin “Kallxo Përnime” se këtë plan nga vendet e rajonit e kanë përfunduar vetëm Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Megjithatë në kuadër të procesit të Komunitetit të energjisë edhe këto dy vende janë ftuar për me bo rishikimin për shkak se caqet për vitin 2030, të energjisë dhe klimës janë adaptu në dhjetor të vitit të kaluar nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë më saktësisht Këshilli Ministror i atij traktati” – tha Berishaj.

https://kallxo.com/wp-content/uploads/2022/05/Final-position-paper-alb-1.pdf