Foto: Donald J. Trump / facebook

Çfarë kompetenca ka Trump për të vepruar ndaj Iranit?

Më herët, agjencia e lajmeve, Reuters, ka raportuar për komentin e senatorit republikan, Rand Paul, se presidenti amerikan, Donald Trump, do të duhej t’i kërkonte leje Kongresit për të sulmuar Iranin.

Ja detajet e kompetencave që Trump i ka sipas Kushtetutës amerikane, shkruan Reuters:

Kushtetuta e SHBA-së i jep Kongresit, jo presidentit, pushtetin e vetëm për të shpallur luftë dhe kërkon që çdo armiqësi me Iranin të autorizohet qartazi me shpallje lufte ose autorizim specifik për përdorimin e forcës ushtarake.

Të hënën, një senator demokrat dorëzoi legjislacionin që ta parandalojë Trumpin ta përdorë forcën ushtarake kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit.

Megjithatë, Neni 2 i Kushtetutës e përcakton presidentin si komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe i jep atij autoritetin për përdorimin e forcës ushtarake pa autorizimin e Kongresit për qëllime mbrojtëse.

Kur presidenti Joe Biden autorizoi natën sulme në Jemen vjet, disa kongresistë thanë se ai shkeli Kushtetutën.

Ekspertët me të cilët ka folur Reuters kishin thënë atëherë se dispozitat në ligjin e SHBA-së i japin Shtëpisë së Bardhë autoritetin për të nisur veprime të kufizuara ushtarake jashtë vendit.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com