Foto: Facebook/ Manifesta 14.

Petrit Halilaj, pjesë e ‘Manifesta 14’ me projektin ‘Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin’

Krijuesi Petrit Halilaj do të jetë pjesë e Bienales, ‘Manifesta 14 Prishtina” me projektin “Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin”.

Halilaj ka ftuar qytetarët që t ‘i bashkohen gjatë realizimi të këtij projekti.

“Jam fort i gëzuar me u kthy në Prishtinë me një projekt të ri! Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin do të jetë një gjithësi, të cilën ju ftoj ta pikturojmë dhe ndriçojmë bashkë më 22 korrik. Puna do të fillojë me shkronjat në maje të Grand Hotel Prishtina, me yjet e tij, të cilat tash për tash janë të shkapërderdhura në kulm të kësaj ndërtese dhe të cilat do të rimontohen, shumohen dhe të shpërndahen nëpër krejt qytetin”, thuhet në ftesën e Halilaj drejtuar qytetarëve.

Projekti “Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin’ është porositur nga “Manifesta 14” dhe mbështetet nga Autostrada Biennale dhe “Ammodo”.

Ky projekti është konceptuar nga Studio “Petrit Halilaj” dhe realizohet nga Grafx Studio.

Petrit Halilaj është ndër artistët më të njohur të arti pamor në Evropë.

Bienalja “Manifesta 14 Prishtina” do të mbahet nga 22 korrik deri më 30 tetor 2022.